Moti – E shtunë, 17 shkurt 2018

schedule14:39 - 17 Shkurt, 2018

schedule 14:39 - 17 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetet kryesisht me kthjellime në të gjithë gjithë territorin shqiptar.

Pasditja vijon me kthjellime në zonat Jugore ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Veri dhe zonat Qendrore. Gjatë natës, vranësirat gradualisht pritet të mbulojnë të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten me 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur vlerat e tyre nga –2°C në 17°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.

Moti – E diel, 18 shkurt 2018

Sipas MeteoAlb: Moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta kryesisht në Veri të vendit duke rrezikuar nga reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera termike të pa-ndryshuara ku maksimumi ngjitet në 15 – 16°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri, duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./abcnews.al