Moti –  E premte, 5 janar 2018

schedule13:21 - 5 Janar, 2018

schedule 13:21 - 5 Janar, 2018

Sipas MeteoAlb, paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të tij, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Veriore ku priten reshje të pakta dhe të izoluara.

Pas mesditës vranësirat shtohen gradualisht në të gjithë territorin ndërsa Veriu mbetet i rrezikuar nga reshje të pakta në zona të izoluara.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë gjatë mëngjesit, por rritje me 2°C do të sjellin orët e mesditës, kryesisht në zonat Qendrore dhe Jugore.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Europa Perëndimore dhe pjesërisht zonat Qendrore të Europës dominohen nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme. Po ashtu, Alpet e Europës dhe Verilindja e e saj, paraqitet me vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore.

Ndërsa kthjellimet dominojnë Pellgun Mesdhetar, Europën Lindore dhe pjesërisht zonat Qendrore të Europës./abcnews.al