Moti – E mërkurë, 6 qershor 2018

schedule14:07 - 6 Qershor, 2018

schedule 14:07 - 6 Qershor, 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta kanë dominuar motin duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit por kryesisht në Veri dhe zonat Lindore. Gradualisht pasditja kalon në kushtet e kthjellimeve për pjesën më të madhe të vendit përjashtuar ekstremin Verior ku shira të izoluar mbeten prezent edhe në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit kanë ruajtur vlera thuaje të pandryshuara gjatë mëngjesit, por rënie me 2°C sjell mesdita, kryesisht në Veri dhe Qendër.

Era ka fryrë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë. /abcnews.al