Moti – E hënë, 5 shkurt 2018

schedule12:07 - 5 Shkurt, 2018

schedule 12:07 - 5 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb: Moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Veriore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat Juglindore dhe ekstremin Verior.

Temperaturat e ajrit janë ulur me 2 – 3°C gjatë mëngjesit KUR minimalja ka shënuar -3°C POR një rritje të lehtë sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në 16°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 23 km/h nga drejtimi Verilindor e Lindor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë.

Moti – E martë, 6 shkurt 2018

Sipas MeteoAlb: Vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimtare deri në orët e mesditës kur pritet që vranësirat të shtohen në gjithë Shqipërinë.

Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin; më të shpeshta në zonat Veriore dhe Qendrore. Në kushtet e kthjellimeve me vranësira të herë pas hershme mbetet territori edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante në të dy ekstremumet termike ditore vlerat e të cilave do të variojnë nga -3 në 16°C.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./abcnews.al