Moti –  E hënë, 1 janar 2018

schedule10:43 - 1 Janar, 2018

schedule 10:43 - 1 Janar, 2018

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten kryesisht të kthjellëta ndërsa gradualisht vranësirat shfaqen në Veriperëndim dhe Perëndim të territorit duke sjellë edhe reshje të pakta e të izoluara në mesditë.

 

 

Pasditja do të shtojë vranësirat dhe shirat në territor deri në mbrëmje kur pritet intensifikim i përkohshëm i reshjeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë, në të gjithë territorin.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë./abcnews.al