Moti – E diel, 6 Tetor 2019

schedule08:25 - 6 Tetor, 2019

schedule 08:25 - 6 Tetor, 2019

Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare, ku më të shpeshta paraqiten në zonat malore. Por mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar rrebeshe shiu të izoluar në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dyja vlerat ditore duke u luhatur nga 7°C mëngjesi në zonat malore deri në 26°C mesdita në zonat jugperëndimore. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./ABC News Albania 24/7