Modelja zbulon lidhjen e fshehtë më këngëtarin: Më kërkoi t’i vinte fëmijës emrin tim

schedule08:07 - 21 Shtator, 2022

schedule 08:07 - 21 Shtator, 2022

Videoja e një modeleje është bërë virale në TikTok sepse ajo zbuloi se kishte një lidhje me Adam Levine. Summer Stroh, ndonëse nuk ia përmendi emrin, e quajti atë një “burrë që është i martuar me një modele të Victoria’s Secret”. Këngëtari 43-vjeçar i Maroon 5 është e martuar me ish-modelen e Victoria’s Secret, Behati Prinsloo që nga viti 2014. Aktualisht ata janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Behati Prinsloo Levine (@behatiprinsloo)

“Në atë kohë isha e ri, naive dhe sinqerisht, ndihem sikur më përfituan”, tha 23-vjeçarja në video. “Unë nuk isha në “front” si tani, kështu që padyshim që manipulohesha shumë lehtë”. Stroh tha se marrëdhënia ndodhi “vitin e kaluar”, kur ajo “u diplomua nga kolegji në 2021”. Kur u pyet nëse lidhja e supozuar ishte seksuale, modelja pretendoi se ajo dhe Levine kishin një marrëdhënie “fizike”. “Nuk kam folur me të prej muajsh”, shtoi ajo gjithashtu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by THE BALL OUT (@theballout)

Stroh pretendoi se ajo dhe Levine ishin në lidhje për “rreth një vit”, por ai u kthye në jetën e saj muaj më vonë për t’i kërkuar  që ta quante fëmijën e tij të ardhshëm me emrin e saj. “Ai më tha: “OK, pyetje serioze. Unë do të kem një tjetër fëmijë dhe nëse është djalë, dua ta quaj Sumner. A je dakord me këtë? Unë e them seriozisht”, tha modelja./abcnews.al