Nga Durrësi në Florida, e më pas në pasarelat më të rëndësishme të modës. Lejda Troci po shkruan historinë e saj përtej kufijve të Shqipërisë. Stilistja shqiptare u bë pjesë e Runëay 7 në Neë York, mes qindra dizajnerëve ndërkombëtarë.
Krijimet e saj u vlerësuan ndër më të mirat e vitit 2026. Por pas shkëlqimit të pasarelave fshihet një histori shumë më e fortë se moda. Lejda prej vitesh jeton në Florida, ku ka ndërtuar markën e saj “A Tangerine Design”.
Një markë që lindi si një lojë, kur ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj. Por frymëzimi i saj vjen edhe nga fëmijëria dhe duart e nënës që e rriti me traditat shqiptare. Grepi, qëndisjet, punimet me dorë dhe ngjyrimet natyrale janë bërë pjesë e identitetit të saj artistik.
Nga Neë Yorku në Paris e Milano, krijimet e Lejdës nisën të tërheqin vëmendjen ndërkombëtare. Por vetëm dy javë pasi u pranua në Javën e Modës në Paris, jeta e saj mori një kthesë të papritur.
Gjatë kontrolleve rutinë u diagnostikua me kancer të gjirit. Një betejë që mori një tjetër dimension, pasi edhe nëna e saj kishte humbur jetën nga kjo sëmundje.
“Mu shemb bota”, rrëfen Lejda për momentin kur mori lajmin. Përballë kishte dy rrugë: dhimbjen dhe depresionin, ose forcën për të vazhduar. Ajo zgjodhi të luftojë.
Dhe në qendër të kësaj force ishte vajza e saj, vetëm 9 vjeç.
Një vajzë e ardhur në jetë pas një procesi IVF-je, që për Lejdën është sot arsyeja më e madhe për të mos u dorëzuar. Në “Beyond the Runëay”, ajo e ktheu modën në një mesazh shprese për gratë që përballen me kancerin.
Një nga fustanet u dhurua për një ankand të heshtur, me të ardhurat që synojnë të mbështesin kërkimet mbi kancerin e gjirit. Nga pasarela te salla e trajtimeve, Lejda Troci tregon se bukuria mund të shndërrohet në forcë dhe moda në një mesazh për jetën./abcnews.al


