Mjeti del nga rruga në Gramsh, 8 të plagosur mes tyre edhe pesë fëmijë

schedule17:48 - 17 Nëntor, 2017

schedule 17:48 - 17 Nëntor, 2017

Një aksident me 8 të plagosur ka ndodhur në fshatin Bërsnik i Sipërm në Gramsh. Mësohet se një autoveturë tip Fouristradë me targa AA 572 EZ ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 7 pasagjerët.
Shoferi, rreth 30 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën. Kurse të lënduarit e tjerë, mes tyre edhe 5 fëmijë, po marrin ndihmën mjekësore ne spitalin e Gramshit.
Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

 

https://youtu.be/MdfhqeVsZEk