Mjeshtri i varkave në Vlorë, ndërton në miniaturë anijet e Guardia di Finanza

schedule16:16 - 25 Qershor, 2022

schedule 16:16 - 25 Qershor, 2022

Nga Elton Nika

Deti dhe anijet janë simbolet që identifikojnë Vlorës.

Axhem Binaj që nga viti 1992 kur ishte 36 vjeç ka nisur të prodhojë në mënyrë artizanale varka apo anije turistike. Ai sheh një anije origjinale dhe e ndërton në miniaturë.

Tregon se punimet e tij i kërkon dhe tregu jashtë Vlorës.

66-vjecari thotë se punonjësit italianë të Guardia di Finanza porosisin shpesh makete të anijeve.

Me ushtarakët italianë kanë gjetur vetën këtu ju kam bërë maketë të anijeve të tyre që punojnë dhe janë shumë të kënaqur. Kam marrë porosi që nga Italia përmes rrjeteve sociale por dhe këta këtu më kanë njohur e kanë parë tek njëri-tjetrit dhe vijnë marrin se e kanë simbol nga puna e tyre”, thotë 66-vjeçari.

Veç varkave me porosi realizon e të tjera që i shtet në treg. Binaj kur sheh grupe pushuesisht me rulota ju tregon anijet.

“Polakët janë shumë kuriozë, janë më të shumë. Frekuentoj plazhin ku vijnë turistët me rulota dhei kam e punimet e mija me vete. Polakët janë të interesuar të na njohin polakët se kanë karakter pak a shumë si ne”, shprehet Axhem Binaj.

Ka dëshirë ta trashëgojë këtë zanat po thekson se të rinjtë nuk kanë interes.

“Ndjej keqardhje se janë me kokrra. Një zonjë më paraqiti një punim të një fëmije më kërkoi ndihmë. Ja afrova ndihmë time që ta mësoja pa shpërblim”, tha ai.

Axhem Binaj punon shumë. Rreth 40 varka çdo muaj i tregton nëpër dyqane. Gjatë verës kur ka porosi ekstra nga njerëz të ndryshëm apo turistë e ndihmon bashkëshortja dhe një punonjëse./abcnews.al/