Mjekja dhe dy infermiere me Covid-19, mbyllet Konsultori i Fëmijës në Pogradec

schedule14:10 - 20 Qershor, 2020

schedule 14:10 - 20 Qershor, 2020

Një mjeke dhe dy infemiere të Konsultorit të Fëmijës në Pogradec kanë rezultuar me koronavirus duke bërë që autoritetet të vendosin për mbylljen e kësaj njësie.

Më herët, abcnews.al raportoi për tre persona të prekur nga personeli i Konsultorit të Fëmijës në Pogradec dhe se virusi kishte shkuar nga Tirana pasi njëra prej tyre kishte takuar vajzën që jetontë në kryeqytet.

ISHP konfirmoi 53 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve te fundit në vend.

Zonat më problematike janë në Tiranë, Shkodër dhe Krujë, qytete të cilat kanë numrin më të madh të rasteve aktive.

Mësohet se 26 raste janë në Tiranë,  6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 në Fier dhe Pogradec, nga 2 në Kukës dhe Lezhë dhe një rast në Durrës. /abcnews.al