Mjekët anuluan dasmën për shkak të koronavirusit, miqtë i organizojnë një ceremoni në spital

schedule08:20 - 30 Mars, 2020

schedule 08:20 - 30 Mars, 2020

Epidemiologët Jen Andonian dhe Matt Shearer në 20 mars të këtij viti kishin planifikuar të zhvillonin dasmën e tyre.

Megjithatë, planet nuk shkuan ashtu siç pritej dhe për shkak të situatës së krijuar nga koronavorusi, ata u detyruan të anulonin gjithçka.

Çifti kishte planifikuar një dasmë modeste me 75 persona të ftuar dhe pas celebrimit të gjithë të festonin.

Por, meqë nuk realizuan dasmën që kishin menduar, miqtë i organizuan një surprizë në spital.

Ata organizuan një ceremoni të pazakontë dhe të ftuarit ishin të veshur me maska doreza dhe çdo masë tjetër mbrojtëse.

Sigurisht, ata respektuan edhe distancën sociale që është vendosur si rregull për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se ata e kanë shijuar shumë momentin dhe në fund kanë ‘thyer’ rregullat./abcnews.al