Miratohet qeveria e Kosovës, sa vota mori kabineti i Albin Kurtit

schedule17:57 - 3 Shkurt, 2020

schedule17:57 - 3 Shkurt, 2020

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 66 vota pro dhe 10 abstenime qeverinë mes LVV dhe LDK me kryeministër Albin Kurtin.

Qeveria nuk pati asnjë kundër pasi opozita e bojkotoi mbledhjen.

Ky kabinet nuk është votuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate.

Kabineti qeveritar i Kurtit do të ketë 15 ministri ku gjashtë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri nga komunitetet pakicë.Gjatë ditës së djeshme janë bërë të ditur edhe emrat e ministrave nga dy partnerët e koalicionit. /abcnews.al