Miqësorja Zvicër-Kosovë, Ragip Xhaka: Ditë feste, jam babai më krenar në botë

schedule10:53 - 28 Mars, 2022

schedule 10:53 - 28 Mars, 2022

Zvicra dhe Kosova do të luajnë mes tyre një ndeshje miqësore më 29 mars, takim shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.

Te kombëtarja helvete luajnë lojtarë shqiptar me origjinë shqiptare dhe kjo e bën edhe më të veçantë këtë takim.

Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka po e pret me padurim dhe me emocione përballje, teksa thotë se kjo lojë do të jetë një festë për të dyja vendet, duke e pasur parasysh lidhjen dhe afërsinë që e kanë ata.

“Do të jetë një festë për të dyja vendet. Unë jam babai më krenar në botë. Graniti mund të japë shumë si kapiten i ekipit kombëtar të Zvicrës. Unë dhe gruaja e ime e dimë shumë mirë se çka i detyrohemi Zvicrës dhe do të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj këtij vendi”, deklaroi Ragip Xhaka për “Blick”. /f.a/abcnews.al