“Ministria raportoi vetëm një”, denoncimi i PD: Në Elbasan të premten ishin 6 viktima nga Covid-19

schedule13:13 - 1 Nëntor, 2020

schedule 13:13 - 1 Nëntor, 2020

Ndërsa OBSH këshillon që të testohet sa më shumë, kreu i qeverisë ka vetëm një mision dhe ky është të vjedhë ç’të mundet për sa kohë i ka mbetur. Kështu shprehet ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa në një postim të tijin në Facebook.

Sipas asaj që shkruan Hasa, Rama dhe Manastirliu nga marsi deri më sot “nuk investuan në pajisje testimesh dhe sa herë pajisjet në ISHP kanë defekt si këto ditë, testimi pothuajse bllokohet.” Ish-deputeti i PD shton po ashtu se vetëm një nga 3 pajisjet e testimit është sot në punë dhe mbi 4000 tampone presin të analizohen.

Hasa denoncon gjithashtu, se ndërsa ministria e Shëndetësisë raportoi vetëm një vdekje dhe një të infektuar me Covid-19 në Elbasan për të premten, në këtë qark humbën jetën 6 persona, nga të cilët ai thotë, 3 i njihte dhe vetë.

Postimi i plotë 

OBSH: Testoni,Testoni,Testoni!
RAMA: Vidhni,Vidhni,Vidhni!
Situata agravohet çdo ditë sepse Edi Rama ka vetëm një mision të vjedhi ç’të mundet në aq kohë sa i ka mbetur!
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu nga Marsi deri më sot nuk investuan në pajisje testimesh dhe sa herë pajisjet në ISHP kanë difekt si këto ditë, testimi pothuajse bllokohet.
Vetëm 1 nga 3 pajisjet e testimit është sot në punë dhe mbi 4000 tampone presin të analizohen!
Në Elbasan të premten ndërruan jetë 6 të sëmurë me Covid-19 nga të cilët 3 i njihja dhe vetë, por sipas Ogertës kishte vetëm 1 vdekje dhe vetëm 1 infektim të ri!
Ky është krim dhe kriminelët e kanë vendin në burg!
Tik-Tak Tik-Tak
25 Prilli po afron!    s.b/abcnews.al/