Ministri gjerman: Nuk ka vaksina të mjaftueshme për të ndaluar valën e 3-të në Europë

schedule11:46 - 19 Mars, 2021

schedule 11:46 - 19 Mars, 2021

“Nuk ka vaksina të  mjaftueshme për të ndaluar valën e tretë të  koronavirusit në Europë”, tha në një deklaratë Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn.

Duke folur në një konferencë shtypi, Sphan paralajmëroi se Gjermania duhet të rivendosë disa kufizime për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Numri i rasteve në Gjermani po vazhdon të rritet, duke raportuar 17,482 raste të reja të premten.

Ndërkohë, Gjermania ka rifilluar përdorimin e AstraZeneca, pas pezullimit në fillim të javës./abcnews.al