Miliona euro dhe bonuse, Dani Alves i ri firmos me Manchester City

schedule10:59 - 5 Korrik, 2020

schedule 10:59 - 5 Korrik, 2020

Yan Couto është talenti i radhës që firmos me Manchester City. Mbrojtësi i krahut të djathtë, kampion bote me Brazilin U17, është piketuar shpejt nga “Qytetarët” dhe operacioni është konkretizuar me sukses.

Anësori 18-vjeçar, i krahasuar me Dani Alves, kishte luajtur 11 ndeshje me paratërinjtë e Brazilit, ndërkohë që transferohet në Angli pa debutuar në Serinë A braziliane. Yan Couto mbronte ngjyrat e Coritibia, që në aspektin financiar ka përfituar një shifër të kënaqshme.

Momentalisht në arkat e klubit brazilian kanë kaluar 6 milion euro dhe e njëjta shumë mund të kalojë në të ardhmen, në formë bonusesh. Kjo është marrëveshja mes klubeve, ndërkohë që i riu ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Manchester City. /abcnews.al