Michelle Obama kritikon gratë: Në 2016 gabuam rëndë

schedule12:13 - 7 Maj, 2018

schedule 12:13 - 7 Maj, 2018

Në samitin e grave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish-zonja e parë Mishel Obma kritikoi gratë e pranishme që sipas saj nuk kishin mbështetur mjaftueshëm Hillari Klinton në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës ku u mund nga Donald Trump.

Lejuam që të ndodhte ajo që ndodhi në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Kur personi më i kualifikuar ishte një grua, ne nuk e mbështetëm. Në këtë mënyrë ish-zonja e parë Mishel Obama i është drejtuar grave duke i kritikuar dhe duke bërë apel që të reflektojnë rreth rezultatit elektoral të atij viti. Në samitin e grave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ish-zonja e parë foli për rreth 40 minuta dhe publikut që i kërkon të jetë pjesë e politikës, zajo përgjigjet se kjo është një pjesë e problemit. Pasi sipas saj njerëzit ende nuk e kanë kuptuar moton “Po, ne mundemi”, të përdorur në fushatën e 208-ës nga Barack Obama. Sipas Mishel Obama, slogani flet për të gjithë dhe jo për një person në veçanti. E ndër të tjera izh zonja e parë këmbëngul se nuk ndryshon shumë nga Hillary Clinton. 5 për qind e votuesve femra votuan për Hillari Klinton në 2016-ën, por pjesa më e madhe e grave të bardha votuan për Trump. Mishel Obam u bëri apel të pranishmeve se gratë duhet tëbashkohen fillimisht si një komunitet para se të kërkojnë një grua që t’u zgjidhë problemet atyre. Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës theksoi në fund të fjalës së saj se shumë mbështetës të bashkëshortit të saj uronin që ai të ishte personi i duhur për t’i shpëtuar, por fakt është se as me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, racizmi nuk ka përfunduar. /abcnews.al