Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Meta: Të mbështeten financiarisht mjekët dhe infermierët në “luftë” me COVID! Koha s’pret

schedule16:36 - 18 Nëntor, 2020

schedule 16:36 - 18 Nëntor, 2020

Presidenti Ilir Meta kërkon mbështetje me trajtim financiar për mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës në spitalet COVID.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Meta shkruan se shtimi i rasteve të humbjeve të jetëve nga radhët e bluzave të bardha e bën këtë masë të domosdoshme. “Koha nuk pret më”, shkruan Meta.

“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.



Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme. Koha për të vepruar nuk pret më”, përmbyllet statusi i kreut të shtetit./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!