Meta: Sovraniteti i përket popullit, boll kanë folur në emër të tij

schedule14:04 - 16 Korrik, 2020

schedule 14:04 - 16 Korrik, 2020

Presidenti Ilir Meta në një komunikim për mediat u shpreh i vendosur se për çdo vendim duhet të vendosë populli.

Ai tha se do të qëndrojë përkrah popullit, të majtëve e të djathtëve, apo dhe atyre pa parti.

“Nëse duan të heqin koalicionet le të bëjnë referendum. Në vitin 2008 ndryshimi i Kushtetutës ishte gabim serioz. Unë nuk jam këtu për këtë çështje por për 15 pikat. Paralajmërimet kanë qenë të qarta por mund të jenë në interes të atyre që kërkojnë trazira në këtë vend. Nuk i ka thënë presidenti shqiptarëve ikni, edhe populli aty është në 2 mars, nuk më ikin thirrjet ‘shpërndaje parlamentin’ ndaj është moment që t’i thërrasin mendjes.

Lexo edhe: Meta: Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, nuk do të njihen nga “Presidenca”

Duan pa koalicione ta vendosin me referendum, patjetër por ta vendosë populli është thelbësore për demokracinë. Sovraniteti i përket popullit, e keni në pikën 6 të kushtetutës. Nuk do zgjedhim asnjë model Lindor, e kemi demokracinë tonë një herë e mirë, e kemi rrugën të përcaktuar, jemi anëtarë të NATOs dhe jemi drejt BE.

Mendoni ju në një Kuvend me 122 deputetë formalisht, ku 40 deputetë për fajin e tyre, se nga dëshira e madhe që i përzunë të opozitës duan ti zëvendësojnë me shpejtësi se mos ndodh ndonjë gjë dhe ata kthehen, unë nuk e zgjedh fatin e askujt, secili e zgjedh vetë, por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të popullit, e bën ose nga marrëzia ose nga probleme të tjera, por kjo nuk vjen nga Kushtetuta.

Boll e kanë lënduar Kushtetutën, boll e kanë lënduar popullin, boll kanë folur në emër të tij, nuk ka asnjë kandidat për diktator e asnjë kandidat që flet në emër të popullit, populli flet vetë, me referendum ose me parlament të ligjshëm”, tha Meta.