Meta: Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, nuk do të njihen nga “Presidenca”

schedule13:33 - 16 Korrik, 2020

schedule 13:33 - 16 Korrik, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një komunikim për mediat u shpreh se ndryshimet kushtetuese janë të njëanshme dhe në kundërshtim me pozicionin e Venecias.

Presidenti bëri me dije se Kuvendi nuk ka legjitimitetin e plotë për të realizuar reforma kushtetuese.

Meta rikujtoi sërish qëndrimin  e tij kundër djegies së mandateve të opozitës. Gjithashtu Meta theksoi se nuk janë respektuar rregullat për zëvendësimin e anëtarëve.

“Kushtetuta është ligji themeltar i shtetit dhe nuk mund te trajtohet si dokument i pavlerë apo të trajtohet thjesht për arritje të objektivave të ndryshme. I bëj thirrje të gjithë për përgjegjshmëri dhe reflektim. Një akt i njëanshëm nuk do të njihet nga institucioni i presidentit të Republikës.

Presidenti ka bërë të që kjo që po ndodh është antikushtetuese.  E vetmja gjë që mund të bënte presidenti i Republikës ishte që ta linte edhe këtë institucion i cili fakteqësisht është i vetmi legjitim. Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me një dakordësi totale.

Paralajmërimet kanë qenë dhe janë tepër të qarta.  Është momenti që të gjithë ti thërrasin mendjes. Kushtetuta është votuar nga populli shqiptar. Nga ana ime s’ka asnjë pengesë, populli le të vendose, do apo jo koalicione. Sovraniteti i përket popullit dhe këtë çështje e ka vendosur populli , e keni në pikën 96 të kushtetutës.

E kemi rrugën tonë të përcaktuar jemi anëtar të NATOS dhe vetëm do të shkojmë drejt anëtarësimit të BE-së” tha Meta.