Meta reagon për fillimin e furnizimit me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes TAP

schedule16:48 - 17 Mars, 2022

schedule 16:48 - 17 Mars, 2022

Presidenti Ilir Meta këtë të enjte ka reaguar pas lajmit për furnizim me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP.

Meta përmes një postimi në Facebook shkruan se ky projekt rriti ndjeshëm pavarësinë e Europës nga gazi rus.

Sipas kreut të shtetit, TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në Shqipëri, frut i bashkëpunimit të suksesshëm dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë, partnerëve europianë dhe SHBA-ve me Qeverinë e Azerbajxhanit.

“Përshëndes fillimin e furnizimit me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP.

TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në Shqipëri, frut i bashkëpunimit të suksesshëm dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë, partnerëve europianë dhe SHBA-ve me Qeverinë e Azerbajxhanit.

Përveç ndikimit të jashtëzakonshëm të këtij investimi madhor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, veçanërisht në zonat e kalimit të gazsjellësit, ky projekt rriti ndjeshëm pavarësinë e Europës nga gazi rus.

Projekti TAP e përfshiu Shqipërinë në hartën e infrastrukturës energjetike strategjike europiane, veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë sfiduese ndaj arkitekturës së sigurisë europiane dhe euroatlantike!”, thuhet në reagimin e Metës. /abcnews.al