Meta pret sekretarin gjerman: Qasja antagoniste mes palëve duhet të marrë fund

schedule19:50 - 16 Shtator, 2019

schedule 19:50 - 16 Shtator, 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, Christian Lange.

“Meta shprehu besimin në mbështetjen e Gjermanisë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe strategjike ndërmjet dy vendeve”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të Presidencës.

Duke inkurajuar një vendim pozitiv të Këshillit Europian të 17-18 Tetorit 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Meta theksoi se qasja antagoniste ndërmjet palëve duhet të marrë fund sa më shpejt, për t’u zëvendësuar nga dialogu konstruktiv dhe respektimi i ndërsjellë i Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës./ABC News Albania 24/7