Meta: Nëse Rama fiton 71 mandate pa prekur votën, unë jap dorëheqjen

schedule20:00 - 1 Mars, 2021

schedule 20:00 - 1 Mars, 2021

Kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh sonte se nëse Edi Rama do të fitojë mandatin e tretë pa prekur asnjë votë, ai do të largohet nga posti i Presidentit dhe do të kalojë në opozitë. “Nëse Rama fiton 71 mandate pa prekur votën unë jap dorëheqjen dhe kaloj në opozitë” tha ai në News24.

Ilir Meta kishte një paralajmërim të fortë për cilido që do të prekë votën në zgjedhjet e 25 prillit, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. “Nëse në 25 prill do preket qoftë edhe një votë do t’i pritet dora në mes të sheshit Skënderbej qoftë Monika Kryemadhit, qoftë Bashës, qoftë Ramës.

Do t’ja pres unë dorën Kryemadhit dhe cdokujt aty nëse preket vota”  tha Meta./ db/ Abcnews.al