Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Meta dekoron boksierin që humbi jetën nga koronavirusi: Neri i Tironës dhe ekipit Kombëtar

schedule18:08 - 18 Nëntor, 2020

schedule 18:08 - 18 Nëntor, 2020

Presidenti Ilir Meta nderoi sot me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” pas vdekjes Skënder Kurtin, ish-boksier i shquar dhe trajner. Skënder Kurti ndërroi jetë pak muaj më parë, në prill të këtij viti, pasi ishte infektuar me koronavirus.

“Kënaqësi tepër e veçantë të nderoja sot të paharruarin Skënder Kurti, sportistin dhe trajnerin universal e të suksesshëm të sporteve burrërore e luftarake, të mundjes dhe boksit shqiptar, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.



Neri i Tironës dhe Ekipit Kombëtar, nga duart e të cilit dolën boksierë të nivelit më të lartë, shumë tituj kampionë dhe fitues të Kupës së Republikës, do të mbetet përherë shembull frymëzues për të gjithë sportitët dhe trajnerët e rinj, jo vetëm për talentin, përgatitjen dhe mentalitetin triumfues, por edhe për fisnikërinë dhe qytetarinë.

I lumtur që djali i tij, Renato, duke ndjekur gjurmët e babait të tij të dashur, ka marrë tashmë stafetën si trajner boksi” shkruan Meta./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!