Messi jashtë kombëtares së Argjentinës

schedule17:51 - 18 Janar, 2022

schedule 17:51 - 18 Janar, 2022

Pa Lionel Messin, kombëtarja e Argjentinës do të kualifikohet në kualifikueset e Botërorit me Kilin dhe Kolumbinë.

Lionel Messi nuk është përfshirë në thirrjet e kombëtares së Argjentinës për eliminatoret e Botërorit .

Superylli argjentinas që udhëhoqi kombëtaren në fitoren e Kupës së Amerikës pak muaj më parë nuk është në përzgjedhjen e Lionel Scaloni pasi nuk është gati.

Futbollisti i Paris Saint-Germain , i cili u diagnostikua pozitiv me koronavirus në ditët e fundit të 2021, është rikthyer në seancat stërvitore të skuadrës së tij, por nuk është gati për të luajtur.

Kështu ai u la jashtë skuadrës për ndeshjet e Argjentinës kundër Kilit dhe Kolumbisë. /abcnews.al/