Messi i barazoi rekordin historik, Pele: Dashuri si të tonat janë të rralla

schedule09:15 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 09:15 - 20 Dhjetor, 2020

Lionel Messi shënoi dje në ndeshjen ndaj Valencias (2-2) një gol historik për të dhe vetë futbollin. Argjentinasi shënoi rrjetën numër 643 me fanellën e Barcelonës dhe me këtë gol ai barazoi rekordin e legjendës Pele për gola të shënuar me të njëjtin klub.

Shumë sportiv legjenda braziliane, që pas rekordit ka elozhe të shumta dhe simpati të veçantë për dashurinë e “Pleshtit” ndaj Barcelonës. Në një postim në Instagram, Pele përgëzon Leon dhe i shpreh admirimin e tij argjentinasit.

“Kur zemra vërshon nga dashuria, është e vështirë ta ndryshosh rrugën tënde. Ashtu si ti, unë e di se si është të duash të veshësh të njëjtën fanellë çdo ditë. Ashtu si ti, unë e di se nuk ka asgjë më të mirë se vendi ku ne ndihemi si në shtëpi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)

Urime për rekordin tënd historik, Lionel, por mbi të gjitha, urime për karrierën tënde të bukur te Barcelona! Histori si e jona, për të dashur të njëjtin klub për kaq gjatë, për fat të keq do të jenë gjithnjë e më të rralla në futboll. Të admiroj shumë”, shkruan Pele. /abcnews.al