Mërtiri: Nëse qeveria do të kapë gjyqësorin do ishte katastrofike

schedule17:31 - 22 Nëntor, 2019

schedule 17:31 - 22 Nëntor, 2019

Sociologu Ergys Mërtiri në studion e “ABC News” me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar përplasjet institucionale për Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij Gjykata Kushtetuese është “thembra e akilit” në çdo sistem politik.

“Përpjekja për ta bërë me ngut Reformën në Drejtësi nuk do të sjellë rezultate. Procesi do të ketë probleme edhe pse si konceptim refoma mund te jetë shumë e mirë. Tentativa që gjithkush të marrë pjesën e vet, për ta kapur është mëse e natyrshme në politikë”, tha Mërtiri.

Ndërkohë sociologu u ndal te funksioni i ndërkombëtarëve të cilët sipas tij veprojnë në mënyrë burokratike.

“Ndërkombëtarët veprojnë në mënyrë burokratike, polikanët shqiptarë jane më të zgjuarit, mjeshtra për t’i bërë bisht ligjeve, janë ustallarët më të mirë dhe është shumë e veshtirë që dikush nga jashtë të vijë dhe të ndryshojë sistemin”, u shpreh Mërtiri.

Sipas tij dalja e opozitës nga sistemi ka ekspozuar vetëm presidentin Meta, i cili duhet të luftojë i vetem brenda sistemit, por do të ishtë më mirë nëse do të kishte dalë nga sistemi, deklaroi Mërtiri./abcnews.al