MEPJ  për letrën e Presidentit: Angazhim për të vijuar bisedimet

schedule14:57 - 20 Shkurt, 2018

schedule 14:57 - 20 Shkurt, 2018

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me letrën e Presidentit të Republikës. Përmes zëdhënëses, institucioni i Ministrisë po shqyrton letrën, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizmit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve.

“Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

“Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston”, theksohet më tej në deklaratë./abcnews.al