Meksika tejkalon Italinë me numrin e vdekjeve nga COVID-19

schedule07:22 - 13 Korrik, 2020

schedule 07:22 - 13 Korrik, 2020

Meksika ka regjistruar shifra të larta të viktimave nga koronavirusi.

Presidenca në Meksikë njoftoi se numri i personave që  humbën jetën nga koronavirusi ka kaluar atë të Italisë, duke u bërë vendi i katërt me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19.

Në Meksikë janë konfirmuar 299,750 persona të infektuar, ndërsa 35,006 persona kanë humbur jetën.

Sakaq Shtetet e bashkuara të Amerikës mbeten vendi më i prekur të cilat kanë regjistruar 59,747 infeksione të reja, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar 442 viktima.