Mediat serbe: Kurti na kërkoi 22 miliard euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet

schedule11:44 - 12 Tetor, 2019

schedule 11:44 - 12 Tetor, 2019

Gazeta serbe “Blic” e ka cilësuar një kërkesë arrogante deklaratat e Albin Kurtit që Serbia të detyrohet të paguajë reparacione të luftës ndaj Kosovës.

Gazeta e nis lajmin me titullin: “Kurti bëri kërkesën arrogante ndaj Serbisë me kosto 22 miliard euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet”.

Në shkrim theksohet fakti se kjo është deklarata e parë e Kurtit pasi u sigurua se fitoi zgjedhjet, ndërkohë që kishte deklaruar se do të hiqte taksën ndaj mallrave serbe, raporton abcnews.al.

Ndër të tjera, Blic shkruan: Ne i kemi dëgjuar këto kërkesa arrogante edhe nga ish-kryeministri Haradinaj. Nga ngë përllogaritje del se ajo që Kosova kërkon është një shumë prej 22 miliard eurosh.

Shkrimi i Blic.rs

Shqiptarët kanë përgatitur një dokument 30 faqësh me 16 pika sipas të cilave kërkojnë dëmshpërblimin.

Kjo shumë nuk lidhet vetëm me dëmet e luftës në 1988-1999, por edhe më të tjera më parë ku Serbia shpallet fajtore.  /abcnews.al/