Mediat irlandeze për vrasjen e Ivanoviç: Mafia serbe kontrollon veriun e Kosovës

schedule13:05 - 10 Shkurt, 2018

schedule 13:05 - 10 Shkurt, 2018

Sipas një artikulli të agjencisë së lajmeve online “Irish Times”, vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç dëshmon se mafia serbe ka nën kontroll veriun e Kosovës.

E përditshmja irlandeze, “The Irish Times”, në një artikull për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç në 16 janar të këtij viti, shkruan se veriu i Kosovës kontrollohet nga mafia serbe.

Më tej në shkrim thuhet se për pjsën më të madhe të serbëve në veri të Kosovës nuk përbën shqetësim hyrja sa më e shpejtë në Bashkimin Europian, por fakti që mafia ka në dorë jetën e popullsisë në këtë rajon. Banorë në zonë citohen nga e përditshmja irlandeze duke thënë se mafia kontrollon çdo gjë, dhe është ajo që vendos mes jetës dhe vdekjes.

Por njëkohësisht Mafia ka në dorë dhe institucionet në zonë duke vendosur cilët do ti drejtojnë dhe kush do mund të punësohet në kompanitë serbe. Duke kontrolluar në këtë mënyrë dhe të ardhurat në very. Madje thuhet se këto grupe kanë në dorë dhe një pjesë të mirë të policisë. Dhe politikani Oliver Inavoviç ishte një nga ata që ngrinte zërin publikisht për këtë fenomen. “Irish Times” shkruan dhe për Listën Serbe që kontrollon aspektin politik në veri dhe që është e lidhur me partinë e presidentit serb Aleksander Vuçiç. Beogradi krijoi një parti të kontrollueshme, që mendon vetëm në një mënyrë, dhe ata që e kundërshtojnë këtë fakt ndëshkohen, përfundon shkrimi./abcnews.al