Mediat greke: Greqia e Shqipëria marrëveshje përfundimtare për detin

schedule11:26 - 10 Shkurt, 2018

schedule 11:26 - 10 Shkurt, 2018

Sipas mediave greke qeveria greke dhe ajo shqiptare kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për detin, dhe deklarata zyrtare do ta konfirmojë shumë shpejt. Sipas kësaj marrëveshjeje Greqia do të nisë aktivitetin për kërkimin e hidrokarbureve në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon.

Qeveritë e Greqisë dhe të Shqipërisë duken se kanë arritur marrëveshjen për zonat eksluzive ekonomike, implementimi I së cilës do të përcaktojë qartë kufijtë rajonalë dhe do të lejojë progres në kërkimet për hidrokarbureve në blloqet 1 dhe 2 të detit Jon. Kështu nis shkrimin e saj e përditshmja ekonomike greke “Energypress” në versionin e saj online. Më tej thuhet se një deklaratë zyrtare nga të dyja palët do të bëhet shumë shpejt publike.

Në të kaluarën Shqipëria ka reaguar ashpër ndaj çdo pretendimi për kërkime në këto dy blloqe për të cilat vendi i konsideron pjesë të territorit të saj detar vijon shkrimi.

Marrëveshja mes qeverisë greke dhe Tiranës vjen pas pranimit të disa gabimeve që kanë ekzistuar deri tani në vendosjen në hartë të zonave eksluzive ekonomike, thuhet nga burime zyrtare greke.

Si pasojë e kësaj, zyrtarët shqiptarë nuk do të kenë mundësi të kundërshtojnë më pretendimet greke.

Zyrtarë të qeverisë greke u shprehen optimist se problemet e së kaluarës, nga kundërshtimet e shqipërisë ndaj aktivitetit grek për kërkimin e hidrokarbureve në rajon, nuk do të përsëriten më pas firmosjes së marrëveshjes në fjalë. /abcnews.al