Një video e ish dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle që flet për racizmin është risjellë sërish në vëmendje, pas ngjarjes së fundit në SHBA ku humbi jetën afro-amerikani George Floyd.
Meghan shfaqet në video me një bluzë ku shkruan “Unë nuk do të mbështes racizmin”, asokohe aktore, ku flet për mënyrën se si është trajtuar nga njerëzit, përfshirë dhe nënën e saj, duke shtuar se shpreson që “në kohën kur të kem fëmijë, njerëzit të jenë edhe më të hapur dhe se kjo botë mikse të jetë kthyer në normalitet.”
“Dhe kështu, disa nga batutat që kam dëgjuar ose shakatë vërtet fyese, apo epitetet, thjesht më kanë goditur në një mënyrë vërtet të fortë. Dhe pastaj, ju e dini, disa vjet më parë dëgjova dikë që thërriste nënën time me fjalë fyese për shkak të ngjyrës.
Sinqerisht, raca është pjesë e asaj që na përcakton. Ajo që nuk më pëlqen është se bota na trajton në bazë të mënyrës se si dukemi. Disa njerëz nuk më vlerësojnë dhe më shohin si një grua të zezë ose një grua bi-raciale.
Ata më trajtojnë ndryshe, dhe mendoj që kjo ndodh deri në momentin që dinë origjinën time të saktë. Kjo mund të jetë një luftë por mund të ketë dhe anën pozitive të saj.”, thekson Meghan.“, thotë ndër të tjera Meghan. /abcnews.al


