Më shumë transferta në euro/ BSH: Në korrik rreth 30 mijë, ndikoi turizmi

schedule13:18 - 13 Gusht, 2024

schedule 13:18 - 13 Gusht, 2024

Qytetarët shqiptarë dhe bizneset kanë  kryer më shumë transferta në euro .Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë  korriku ka regjistruar nivelin më të lartë të trasaksioneve që prej nisjes së këtij viti. Numri i transaksioneve të realizuara përmes sistemit AIPS përmes arriti në rreth  30 mijë ose 4 mijë më shumë në krahasim me një muaj më parë.

Edhe në vlerë niveli i trasaksioneve në monedhën europiane ka qenë më i madh duke prekur nivelin 474 milionë euro. Qarkullimi lartë i monedhës europiane në vend lidhet me turizmin dhe investimet.

Rezulton se në korrik  vetëm  nga aeroporti kanë hyrë 1 milionë turistë. Këto shifra konfirmojnë  gjithashtu nivelin e lartë të euros që ka qarkulluar në vendin tonë

Përgjatë periudhës janar-korrik në total në vend janë kryer rreth 180 mijë transferta në total me vlerë 2.8 miliardë euro./abcnews.al