Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më shumë policë të plagosur sesa protestues”/ Rama: Të rinj të maskuar dhe të paguar në protestë

schedule08:26 - 20 Tetor, 2026

schedule 08:26 - 20 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga protesta e dhunshme, ka më shumë policë sesa protestues të plagosur.

Nga Ministria e Arsimit, me ministren Mirela Kumbaro, Rama u shpreh se në protestë ka të rinj të maskuar dhe të paguar.

“Ky është një sulm që kryhet që orkestrohet nga duar të stërvitura për këto punë, që ushqehet si benzine me zjarr të brendshëm, nga aktorë të huaj. Dhe ku iu projektohet qytetarëve një realitet i kombinuar, hibrid. Është një luftë hibride, funksionon deri në këtë masë, sepse bazohet në shqetësimet reale. Janë reale shqetësimet për koston e jetesës, për strehimin, për të pasur më shumë etj. Kam sjellë këtu një listë shembujsh konkretë për forcën disproporcionale të policisë në raport me protestuesit. Jemi deri afër 200 efektivë policie të lënduar, të plagosur, kanë marrë ndihmë në spital, dhe kemi diku te 80 të lënduar nga ana e protestuesve, më pak se gjysma janë studentë. Të tjerët janë të rinj, që i përkasin grupit të zjarrit, të maskuar, të paguar, për të sulmuar policinë”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!