VIDEO/ Policia kap “kamikazin” e rrugës me 181 km/h në Tiranë

schedule10:19 - 22 Nëntor, 2019

schedule 10:19 - 22 Nëntor, 2019

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e Enjte mbi aksionet e kryera në orët e mbrëmjes në autostradën Tiranë – Elbasan, ku një sërë drejtuesish mjetesh janë kapur duke tejkaluar normat e lejuara të shpejtësisë.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, policia ka paralajmëruar se në vetëm 2 orë, janë pezulluar patentat e 5 shoferëve, që udhëtonin në autostradën Tiranë- Elbasan, teksa disa prej tyre po lëviznin me shpejtësi nga 127 – 181 km/h duke rrezikuar jetën e tyre dhe shoferëve të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

“Po ndodh: Në rrugën Tirane-Elbasan

181 km/h, ?✈???

Vijon kontrolli me Radar, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijne si pasoje e shpejtesise mbi normat e lejuara, ku prej orës 20:00 e deri në këto momente, jame 5 leje drejtimi, për shpejtësi që varionjnë nga 127 deri në 181 km/h.

Mos nxitoni per te arritur fundin, apo, shpejtësia vret jete”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2745389768850597/