“Më preku dhe e refuzova atë dhe paratë”, akuzohet rëndë ylli i Liverpool

schedule09:59 - 23 Qershor, 2020

schedule 09:59 - 23 Qershor, 2020

“Mbeta vetëm në një festë me të. Të gjithë u larguan dhe ai nisi të më prekte. I thashë ‘jo vazhdimisht’. Më ofroi para dhe unë e refuzova”, kështu shprehet Pontso Dlamini, një vajzë nga Manchesteri që akuzon futbollistin e Liverpool, Naby Keita.

Ndër të tjera ajo zbulon edhe një mesazh që i ka dërguar nënës së saj, teksa i thotë t’i dërgojë një taksi dhe se Keita i kishte ofruar 1 mijë sterlina të qëndronte me të. Vetë Dlamini, zbulon përmes postimeve në Twitter se kishte shkuar edhe në polici dhe kishte denoncuar.

“Më 18 janar të vitit 2020 u sulmova seksualisht nga lojtari i Liverpool, Naby Keita. Raportova në polici dhe me gjithë provat dhe thirrjet e regjistrruara ku dëgjohen njerëzit e tij që kërkojnë të takohen për të kërkuar falje, ata më thanë se është fjala ime kundër të tijës. Në djall sistemi, që më shkatërroi”, shkruan Pontso. /abcnews.al