“Më gjeti të papërgatitur oferta e Altinit”, Spahiu zbulon surprizat e spektaklit më të ri të ABC

schedule09:15 - 25 Shkurt, 2021

schedule 09:15 - 25 Shkurt, 2021

Na ndajnë vetëm pak ditë nga fillimi i spektaklit të humorit “Kosherja” në ABC.

Ditën e sotme, e ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, moderatorja Jona Spahiu ka zbuluar se si i erdhi oferta nga autori i programit, Altin Basha.

Më gjeti të papërgatitur oferta e Altinit. Unë jam nga ata njerëzit që jam shumë selektiv që nuk qesh lehtë. Kam një burrë që më bën shumë për të qeshur. Kemi një grup shumë interesant vetëm qeshim. Madje edhe shumë nga tekstet e ‘Kosheres’ i lexojmë. Nuk e di se si do të pershtatem, por duket që është një frymë shumë pozitive”.

Më tej, ajo ka treguar edhe disa nga surprizat e ‘Kosheres’, duke theksuar se përveç emrave të mëdhenj, aktorët e rinjë janë ata që premtojnë shumë.

“Kur kam parë të rinj të talentuar më ka mbushur me energji shumë pozitive. Të rinjtë janë ‘A-ja’ e këtij projekti, duke parë që ka edhe një lloj skepticizmi tek ata. Audicionet janë të hapura, po punohet gjatë gjithë kohës”.

Sakaq Jona ka thënë se: “Duke ditur edhe situatën dhe jemi përpara fushatës zgjedhore do të jemi politika. Nuk do të thotë që fushata e tjera nuk do të preken. Do të ketë vërtetë humor”. l.k/abcnews.al