Debate të shumta u shënuan edhe në natën e dytë në Style Star në Abc, ku përveç konkurrentëve kritikat nuk u kursyen as nga juria.
Pikërisht Niko Komani, i njohur për rreptësinë e tij në gjykim kritikoi veshjen e Choixx Deth. Konkurrenti nga Kosova kishte zgjedhur një veshje nga filmi “Alice in Wonderland” të cilën e shoqëroi me një performancë të shkurtër me letra gjatë sfilatës.
Pikërisht kjo nuk u pëlqye shumë nga Niko Komani, i cili u shpreh se ky veprim e bënte Choixx-in të dukej si fallxhor.
Pjesë nga debati:
Niko: Mua si fillim më dukesh si fallxhor. Kaq shumë letra që hodhe, do më lexosh fatin, pastaj filxhanin.
Choixx: Nëse do, ta shikoj edhe fatin!
Niko: Por Alice in Wonderland nuk më kujton./abcnews.al


