Choixx triumfoi në finalen e madhe të Style Star 2, që u mbajt të premten. 21 vjeçari nga Kosova dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa ku përshkroi emocionet që ndjeu kur u shpall fitues. Ai e përshkroi fitoren si momentin më të veçantë të jetës së tij.
“Nuk e di, thjesht nuk mundem me e përshkruar asnjë emocion. Nuk kam dëgjuar as ca kanë qenë çmimet, as çfarë ka thënë juria. Më dukej sikur nuk dëgjoja asgjë. Në momentin kur tha emrin tim më dridheshin këmbët dhe nuk mund të rrija. Është e papërshkrueshme, ka qenë një moment i madh.
Është një nga momentet më të veçanta që kam pasur në jetë.”, tha ai. I pyetur nga moderatori nëse mendonte se do të fitonte, Choixx tha se çmimin e parë e mendonte mes tij dhe Elisianës, një tjetër konkurrente që spikati me stilin e saj në Style Star.
“Kam thënë shumë herë se Elisianën e kam shumë konkurrente të fortë dhe ia kisha frikën por mendoja se fitorja ishte mes neve të dyve. Isha i lumtur nëse fitonte njëri nga ne të dy sepse me të vërtetë ka bërë një punë të mirë deri në javën e fundit.
Unë dhe Elisiana mendoj se kemi sjellë gjëra interesante dhe pse ndonjëherë nuk janë vlerësuar aq sa duhet. Edhe po ta merrte ajo nuk do të isha mërzitur, sepse dhe ajo ka talent dhe shumë kreativitet.“, tregoi ai. Ndërkohë, ai u ndal dhe te kontrata që fitoi me një kompani të madhe mode në Paris.
I pyetur nga Albani, ai tha se ende nuk ka diçka konkrete ndërsa shtoi se ndihet shumë i emocionuar që do të shpalosë kreativitetin e tij në një kompani të madhe.
/abcnews.al