Një 35 vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap me armë zjarri në automjet.
Sipas policisë, ai është konstatuar të mërkurën duke lëvizur në automjet me pistoletë, për të cilën posedonte autorizim vetëm për mbajtje në banesë.
“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin F. S., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme është konstatuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja,” duke lëvizur në automjet me një armë zjarri pistoletë, për të cilën posedonte autorizim vetëm për mbajtje në banesë.”, njofton policia./abcnews.al