Kur kanë kaluar 12 ditë nga vrasja e Kristjan Bardhit në autostradën Fier-Vlorë, policia ka vënë një pranga një 36-vjeçar që dyshohet se ka siguruar mjetin me të cilin kanë lëvizuar autorët për të kryer vrasjen.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Erald Cenaj me banim në Kukës që nga hetimet e prokurorisë dhe policisë së Vlorës rezulton se është personi që ka siguruar automjetin tip volsëagen që u gjet I djegur pak orë pas vrasjes.
36-vjeçari është arrestuar për veprën penale të sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Po kështu mësohet se janë mbledhur edhe prova të tjera që pritet ti vijnë në ndihmë hetuesve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 13 janarit.
Ekzekutimi i 30-vjeçarit nga Rrësheni Kristian Marku dyshohet se ka lidhje me përplasjen e dy fiseve të Mirditës, Reçi e Bardhi. Policia shoqëroi edhe 4 anëtarë të fisit Reçi, mes tyre nipi i Kastriot Reçit, i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020, por ata kanë mohuar lidhjen me ngjarjen
/abcnews.al/