Trupi i pajetë i një personi u gjet në orët e para të ditës së sotme nga banorët e zonës së urës së Bahçallëkut në Shkodër.
Viktima është një 71 vjeçar, banues në lagjen Danjel Matlia.
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Drin dhe është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës .
Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. /abcnews.al