TIRANË– Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se raporti i Këshillit të Evropës është pozitiv dhe nuk ka asnjë kontestim nga shtetet anëtare, ndërsa hodhi poshtë pretendimet për kundërshtime nga grupe vendesh.
Ai theksoi se ndryshe nga procesi i negociatave, institucionet e Këshillit Evropian ka ngritur shqetësimet për cenimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, veçanërisht për çështjen e paraburgimit.
Meçe u ndal edhe tek roli i Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke theksuar se ajo është e detyruar të trajtojë këto shqetësime.
Ai deklaroi se rreth 54% e personave në paraburgim janë qytetarë të thjeshtë, një shifër që sipas tij nuk gjendet në asnjë vend tjetër në Evropë dhe që e bën Shqipërinë problematike për sa i përket të drejtave të njeriut.
Në përfundim, ai theksoi nevojën për një rishikim të thellë të praktikave aktuale, duke kritikuar forcimin e rolit të prokurorisë pas reformës në drejtësi dhe duke kërkuar respektimin e standardeve ligjore në vendimmarrje.
“Me 20 mars, raporti i Komisionit Evropian është hedhur në tavolinë për herë të parë, deri në këto moment nuk ka asnjë qëndrimi nga instancat zyrtare dhe serioze të Këshillit të Evropës dhe Komisioni Evropian për çështjet e Shqipërisë në BE.
U bë raporti, që është pozitiv dhe ai është pozitiv. Nuk ka deri tani asnjë lloj kontestimi, këto 9 shtete, 12 apo 15, këto nuk ekzistojnë. Kemi qëndrimin e tre institucioneve të Këshillit Europian: që thonë Shqipëria ka tejkaluar dhe po cenon rëndë, liritë dhe të drejtat e njeriut, në mënyrë të posaçme çështjen e paraburgimit.
Gjykata e Lartë është e detyruar t’i trajtojë shqetësimet. Janë 54% që janë qytetarë të thjeshtë. Vetëm ky fakt, ka sjellë që Shqipëria të bëhet një nda vendet që të bëhet më problematike sa i takon të drejtave të njeriut. Atëherë është legjitimi është që të mblidhet Gjykata e Lartë, është e detyruar me ligj të mblidhet dhe trajtojë këtë çështje.
54% nuk e ka asnjë vend në Evropë. Këta njerëz kanë detyrë të revizionojnë totalisht praktikën e paraburgimit. Që ditën që u bë reforma në drejtësi, ne kemi prodhuar një perceptim që duhet të fuqizojmë absolutisht prokurorisë dhe e kemi bërë prokurorisë institucionin, i cili është vendimmarrës, po që se prokuroria nuk të jep burg, nuk quhet. Prokuroria duhet të respektojë standardin.”, theksoi ai/ abcnews.al


