Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ka raste që dy persona për të njëjtën vepër i penalizojnë në forma të ndryshme”, Meçe: Drejtësia duhet të vetërregullohet

schedule21:04 - 9 Prill, 2026

schedule 21:04 - 9 Prill, 2026

Analisti Arben Meçe deklaroi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri duhet të hyjë në një proces vetërregullimi, për t’i dhënë fund praktikave të ndryshme në vendimmarrje për raste të ngjashme.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se aktualisht ekziston një problem serioz me standardet e gjykimit, ku për të njëjtën vepër penale jepen vendime të ndryshme.

“Sot po prodhohet një kornizë ku dy persona për të njëjtën vepër penale penalizohen në forma të ndryshme. Kjo praktikë nuk duhet të ekzistojë më”, tha ai.



Sipas Meçes, ka raste kur persona të arrestuar nga policia si të dyshuar për vepra penale, më pas lirohen nga gjykata, duke krijuar perceptim të mungesës së konsistencës në sistem.

“Këtu po prodhohet një kornizë që këta gjyqtarë dy persona për të njëjtën vepër penale i penalizojnë në forma të ndryshme. Pra kjo praktikë nuk duhet të ekzistojë më. Ke gjyqtarë që tashmë janë në gjykim pikërisht për këtë politikë. Policia i ka kapur si kriminelë dhe shkon gjyqtarja i kalon në gjendje të lirë. Por duhet thënë që janë në një moment shumë të rëndësishëm patriotik për këtë Shqipëri, sepse falë këtij pushteti kanë prodhuar hapësira manipulimi dhe pse nuk dua të akuzoj të gjithë. Aktiv më i rëndësishëm që sot sistemi i drejtësisë do të marrë për të vetë-rregulluar veten e vet është pikërisht kjo vendimmarrje që do marrin tani”, tha ndër të tjera Meçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!