Kryeministri Edi Ram mbylli fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit në kryeqytet. Ai u ndaj tek ajo që ka qenë kryefjala e fushatës së tij, mbyllja europiane, integrimi i Shqipërisë në BE dhe pajisja e pasaportës europiane.
Tirana është qyteti që prodhon më shumë mandate, prandaj dhe mbyllje të fushatës, Rama u kërkoi të gjithë qytetarëve të Tiranës që të dielën të votojnë për Shqipërinë në BE.
“Tirana e madhe dhe e bukur, mos u mendo më, por bëju të dielën lokomotiva e fuqishme e këtij misioni”, tha kryeministri Edi Rama duke kërkuara që nga kryeqyteti të korrë një fitore prej 28 mandatesh.
“Për Shqipërinë më moderne, me arsimin më të zhvillimin digjital, për Shqipërinë me një industri të lindur ushtarake dhe një industri të zhvilluar agroushqimore. Për një Shqipëri me një nivel më të lartë sigurie dhe rrugë kombëtare, qytetet të mëdha e shkolla të siguruara me sistem kamerash inteligjente. Për Shqipërinë me një qendër rajonale ekselencë, në kompleksin e QSUT-së dhe me një spital inteligjent në qytetin e Durrësit. Për Shqipërinë edhe më moderne online, me parke të zhvilluara dixhitale.
Për Shqipërinë me Korridorin Blu dhe me Korridorin e VIII, në operim, me portin e madh të Durrësit në operim, me aeroporte në operim… Do të ndalem pathënë të gjithë listën e pafundme të të gjitha punëve që nuk janë program elektoral, por janë plane të qeverisjes të çdo sektori.
Dua ta mbyll këtë pjesë me punën e të gjitha punëve. Për mbylljen e negociatave të Shqipërisë deri në vitin 2027. Të gjitha ato që thashë janë detyra, kurse anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është misioni ynë kombëtar. Është fati europian që ka ardhur në dorën tonë dhe dora jonë është në fletën e votimit, për ta mbajtur fati në dorë dhe për të vendosur për fatin me duart tona më në fund. Dora me pesë gishtat na ka dhënë mundësin e një vote krenare për një Shqipëri krenare në familjen Europiane, për një Shqipëri të re, për një histori të re që ngrihet në lartësi, për një Shqipëri drejt finishit, të një rrugëtimi të gjatë, sa vetë ekzistenca e shqiptarëve në mes të Europës.
Për një Shqipëri ku barazia e ligjit kthehet në një bashkëjetesë mes shqiptarëve dhe kur përkatësia europiane nuk është vetëm në zakon, por dhe në ligj, kur nuk është vetëm në fletë, por dhe në pasaportën europiane të çdo fëmije të Shqipërisë. Tirana e madhe dhe e bukur, mos u mendo më, por bëju të dielën lokomotiva e fuqishme e këtij misioni. Për ty, për ne dhe për gjithë Shqipërinë, nxirr nga dora jote 20 mandate”, u shpreh kryeministri./abcnews.al