Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet fabrika e qumështit “Vita”/ Rafuna: Produkt ‘Made in Kosovo’, qasja e qeverisë është shqetësuese!

schedule17:29 - 3 Korrik, 2026

schedule 17:29 - 3 Korrik, 2026

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësimin për, siç tha ai, qasjen e institucioneve ndaj bizneseve vendore, duke marrë si shembull rastin e kompanisë së qumështit Vita.

Sipas Rafunës, në fabrikën e kompanisë kanë shkuar një numër i madh inspektorësh, ndonëse, sipas tij, nuk ka pasur nevojë për një qasje të tillë.

Rafuna u ndal edhe te fondet e BE, duke deklaruar se Kosova ka humbur mbështetje financiare për shkak të masave sanksionuese të BE-së. Sipas tij, fondi i fundit që vendi nuk e përfitoi ishte ai për dixhitalizimin.



“Qumështi Vita është nën brendin “Made in Kosova”, kaq shumë inspektorë kanë shkuar në fabrikë dhe s’ka qenë nevoja. Ne, si Odë Ekonomike, kemi reaguar dhe kemi kërkuar të ketë sqarime shtesë, nuk jemi kundër ligjit. Ka mënyra të tjera se si mund të kontrollohet, është kompani që ka bërë investime.

Qasja e Qeverisë ndaj biznesit është shumë shqetësuese, kemi rënie të investimeve dhe bizneseve të reja. Janë shumë fermerë që janë të lidhur në baza ditore me këtë kompani dhe po çrregullohet tregu, po i jepet hapësirë qumështit të importuar nga vende të tjera. Ne kemi humbur shumë nga fondet e tjera për shkak të masave sanksionuese nga BE-ja, fondi i fundit ishte ai i dixhitalizimit, ku vendi ynë nuk mori asnjë cent.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!