Mbledhja e Kryesisë, përjashtohen përgjithmonë nga PD 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit

schedule07:37 - 11 Janar, 2022

schedule 07:37 - 11 Janar, 2022

Përpos Sali Berishës, në mbledhjen e Kryesisë që u mbajt për orë të tëra të hënën mbrëma në Selinë Blu, është vendosur shkarkimi edhe për tetë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Lajmin e bën të ditur gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj i cili mëson se anëtarët e shkarkuar janë si vijon:

-Bujar Nishani

-Flamur Noka

-Albana Vokshi

-Edmond Spaho

-Arben Ristani

-Klevis Balliu

-Keltis Kruja

Po ashtu, Kryesia ka vendosur edhe shkarkimin e drejtuesve politikë:

-Belind Këlliçi-Tiranë

Albana Vokshi-Tiranë

-Aldo Bumçi-Tiranë

-Agron Shehaj-Tiranë

-Flamur Noka

-Tritan Shehu-Gjirokastër

-Bujar Leskaj-Vlorë

-Edmond Spaho-Korçe

-Edi Paloka-Durrës 

Në një deklaratë zyrtare selia blu argumenton arsyet e marrjes së vendimeve, që vijnë pas protestës së thirrur më 8 janar nga Sali Berisha për largimin e Bashës dhe që u përshkallëzua në dhunë. Sipas PD, dhuna e ushtruar rrezikoi seriozisht jetën e deputetëve, anëtarëve të kryesisë dhe përfaqësuesve të PD, që ndodheshin në katin e dytë të godinës.

PD sqaron se protesta ishte thirrur si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve. Selia blu thekson mes rreshtash se pasi kanë kaluar 48 orë dhe “nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike u morën vendimet unanimisht”.

Në deklaratën e PD jepet edhe shansi i fundit për pjesën tjetër. /abcnews.al/