Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reforma zgjedhore/ Mblidhet për herë të parë komisioni i posaçëm parlamentar

schedule12:07 - 18 Nëntor, 2025

schedule 12:07 - 18 Nëntor, 2025

Mblidhet sot për herë të parë komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.

Gazetari i ABC News, Ando Kello tha se anëtarët e PD do jenë të pranishëm në komision.

“Për reformën zgjedhore, anëtarët e PD do jenë të pranishëm. Do ketë 16 anëtarë në komision. Do ketë nga një bashkëkryetar. Oerd Bykykbashi nga PD dhe Damian Gjiknuri nga PS. PS do ketë 7 anëtarë, plus një nga PSD. PD do të ketë 7 anëtarë, teksa një anëtar do ketë për partinë Mundësia. Sot është seanca e parë konstituive. Afati për këtë komision është caktuar 9 muaj. Parlamenti ka kohë 3 vite për të realizuar reformën zgjedhore|, raportoi ndër të tjera gazetari Andon Kello./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!